Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje.
Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.
Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.
Gjatë ditës së sotme, strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit që mbeten aktive, ndërsa vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun.
Kreu i Emergjencave Civile fton të gjithë qytetarët, veçanërisht fermerët, që në këtë situatë me temperatura shumë të larta të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve.