~ Nga Viktor Aliu

✒️Do të jetë një eveniment i madh kulturor artistik, i cili do të zhvillohet për herë të parë në kuadrin e Javës Memaljote “Memaliaj na thërret”.
Ky festival inicohet nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Tafil Buzi”, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim të plotë me Bashkinë Memaliaj, si dhe me inisiativën time personale, si hartues dhe realizues i projektit.
Bashkia Memaliaj është pjesë e Qarkut Gjirokastër, ku përfaqëson një rajon me karakteristika homogjene, territoriale, ekonomike dhe për më tepër nje kohezion të fortë në aspektin e identitetit historik, kulturor dhe social- ekonomik të karakterizuara nga tradita të përbashkëta dhe ndjenja e përkatësisë.
Një nga pasuritë natyrore është Vjosa Park Kombëtar që lag tre anët e këtij qyteti me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm, duket sikur i ka hedhur dorën në qafë në formën e një harku të plot, ku tregohet qartë lidhja e fortë që ekziston midis njëra-tjetrës, se ky qytet pa këtë lumë nuk do të kishte kuptim.
Burim kryesor i të ardhurave, është bujqësia, blegtoria, vreshtaria, bimët medicinale, ku janë ruajtur në fshatra të pandryshuara përgjatë viteve.
🥁Folklori në tërsi, kënga vallet popullore fyelli, ritet, lojrat ninullat janë të pa zvëndësueshëme, të cilat janë përcjellë brez pas brezi nëpërmjet trashgimisë shpirtërore, ku ruhen me fanatizëm nga popullsia lokale.
Qëllimi kryesor i këtij festivali me përmasa kombëtare ështe: Të aktivizoj dhe motivoj grupet polifonike për të vazhduar jetën folklorike, si trashgimi shpirtërore të popullit tonë.
Të trasmetoj te brezat e rinj dashurinë për folklorin dhe ruajtjen e traditës.
Të gjallëroj jetën kulturore të krahinës dhe pa diskutim jetën e qytetarëve që jetojnë në gjithë territorin e Bashkisë Memaliaj.
💡Ndërsa si objektiva kryesore të këtij festivali do të veçoja:
-Ndihma e madhe që do japi në ruajtjen e pastërtisë artistike dhe vlerave burimore të folklorit, si identitet kulturor i popullit tonë.

  • Zhvillimin dhe gjallërimin e jetës aktive, duke ofruar disa netë ndryshe nga rutina e përditshme, sidomos në këtë kohë ku Vjosa është shpallur Park Kombëtar dhe ka një interesim e prezencë të madhe fizike nga turistët,jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe në vazhdimsi.
  • Gjithëpërfshirja e pjesëmarrja e grupeve dhe e asambleve nga jugu dhe veriu si dhe nga trojet shqiptare, do të jetë nxitje e krijimtarisë artistike nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave të këngës, melodive të vjetra dhe krijimeve të reja, do të sjellin për herë të parë në këtë event artistik.
  • Zhvillimi i një aktiviteti të tillë do të sjell gjithashtu një impakt të ri nostalgjik tek emigrantët dhe te migrantët, ku do të gjallëroj jetën artistike të komunitetit lokal si dhe një bashkëpunim mes Bashkisë Memaliaj me qarqet e tjera.
  • Gjatë netëve të festivalit dhe vazhdimit të Javës Memaljote do të bëhet edhe promovimi i kulinarisë me gatime tradicionale që i përkasin gjithë trevës.
    -Parada e kostumeve popullore nëpërmjet pjesëmarrjes së të gjithë grupeve dhe asmbleve, duke ekspozuar veshjet karakteristike të zonave dhe krahinave që përfaqësojn do të krijojnë një atmosferë sa më të bukur festive.
  • Në të dyja netët e festivalit grupet pjesëmarrse do të prezantoj secili krijimtaritë e tyre artistike të reja të parashikuara këto simbas kritereve të festivalit.
  • Paraqitja e mbi 20-të grupeve konkurruese do të jetë nga ana muzikore, koreografike, kostumografike, teksteve dhe interpretimeve, të cilat do të jenë elementët kryesorë në festival, ku të gjitha këto do të realizohen nëpërmjet një minutazhi të përcaktuar më pare nga grupi organizator i festivalit.
    Kjo pastërti folklorike burimore do të përcillet për dy netë radhazi në datat 16-17 Gusht tek publiku. Ndërsa juria profesioniste e festivalit, do të sjelli një trasparencë dhe paraqitje mbresëlënëse.
    Juria e festivalit është e përbërë nga emra të njohur të muzikoligjisë dhe folklorit, artit dhe kulturës jo vetëm shqipatre por edhe të mbarëkombëtare.
    Do të bëjë përzgjedhjen mes 20 grupeve dhe individëve dhe natën e dytë, do të përcaktojnë edhe çmimet fituese.
    Qyteti i Memaliajt do të presi mbi 220-të artist dhe mbi 3000 persona për çdo natë në sofrën e këngës, personalitete të fushave të ndryshme, pjesëmarrës, mysafirë, miq dhe dashamirës nga të gjitha vëndet përfaqësues në këtë festival, si brënda vendit edhe nga trojet shqiptare.
    Ky festival do të jetë një kurorë me këngë dhe valle popullore nga krahinat brenda vëndit, si dhe nga trojet shqiptare, ku nuk do të mungojnë lahuta dhe çiftelija, gjithashtu nuk do të mungoj edhe vëmendja mediatike.
    Festivali “Jehona e Vjosës” me këtë emër të bukur dhe kuptimplotë do të sjelli për dy netë rresht burimet më të bukura folklorike dhe krijimtaritë e reja simbas krahinave, të ftuarit special, përshëndetjet nga artistë të ndryshëm nuk do ta bëjnë monotone festivalin, por do ta bëjnë më atraktive dhe emocionale.
    Të dyja netët do të nxisin gjallërinë e qytetarëve dhe pa dyshim kuriozitetin e publikut, sepse do të vijnë dhe do të jenë prezentë për të ndjekur këtë festival plot vlera. Do të lëri gjurëm në kujtesën e tyre dhe me shpresën që të kthehet në tradicional dhe më tepër do të mbështesin dhe motivojn grupin që përfaqësonë qytetin, apo krahinën e tyre, duke e promovuar atë në çdo lloj modeli.
    Këtij Festivali dhe gjithë Javës Memaljote do ti japi më shumë ngjyrë dhe atmosferë prezantimi dinjitoz i një prej emrave më të spikatur të ekranit si dhe shumë i dashur për publikun moderatorja e mirënjohur me një eksperiencë të gjatë, Znj. Silvana Braçe, e cila do të moderoj programin nga fillimi deri në fund.
    Ndjej detyrim të falenderoj fillimisht Shoqatën “Tafil Buzi” si inicuese dhe bashkëpunuese me mua që nga fillimi për realizimin e një projekti të tillë artistik.
    Në mënyrë të veçantë falenderoj Ministrinë e Ekonomisë, Kuturës dhe Inovacjonit për mbështetjen e realizimit të këtij evenimenti të madhë kulturor, që nuk është zhvilluar ndonjëherë në Bashkinë Memaliaj.
    Falenderimi i posaçëm kalon për Bashkinë Memaliaj me Këshillin Bashkiak dhe në mënyrë të veçant për Kryetarin e Bashkisë Z.Albert Malaj për mbështetjen dhe gadishmërinë që treguan për të realizuar këtë eveniment mjaft të rëndësishëm.
    Nuk dua të lë pa falenderuar edhe gadishmërinë e të gjithë donatorëve, biznesmenëve, miqëve dhe shokëve që janë treguar të gatshëm për të na ndihmuar në realizimin e këtij festivali të madh me përmasa kombëtare.
    Viktor Aliu, Drejtor Aritistik I Festivalit Folklorik
  • Mbarëkombëtar “Jehona e Vjosës