Skënder dhe Bledar Ajdini, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të hetimeve që po kryen për zbardhjen e vrasjes së shtetasit F.A, i cili u gjet në një përrua një ditë më parë, me plagë në trup.
Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se në vijim të veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore, të kryera nga një grup i posaçëm hetimor, menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të shtetasit F. A., 72 vjeç, rreth orës 06:40, të datës 20.08.2024, në përroin e fshatit Zhapokikë, shtetas i cili dyshohet se është vrarë me mjet prerës,
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasitS. A., 71 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë 2, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë 2, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.