Dy gra, pjesëtare të minoritetit kurd dhe gazetare, humbën jetën dhe një burrë u plagos dje të premten në Kurdistan të Irakut, si pasojë e një sulmi me dron kundër automjetit në të cilin po udhëtonin, që i atribuohet ushtrisë turke, e cila shpesh kryen operacione në këtë zonë, rajon që synon rebelët e saj separatistë, thanë përf AFP zyrtarët lokalë.

Ministria turke e Mbrojtjes në Ankara, e pyetur për këtë bombardim, në sektorin Sayyid Sadek, në rajonin autonom të Kurdistanit në Irakun verior, mohoi se ishte një operacion turk.

Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha AFP se “një dron që ndoshta i përkiste ushtrisë turke bombardoi një automjet që mbante gazetarët” në sektorin Sayyid Sadek, në lindje të Sulaymaniyah, qyteti i dytë më i madh i Kurdistanit irakian.

Zyrtarët irakianë kanë mohuar fuqimisht se viktimat ishin të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ose me mediat e lidhura me të.

“Viktimat e bombardimeve ajrore ishin dy gazetare, jo anëtarë të një organizate të armatosur që përbën një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë vendit ose rajonit,” tha zëvendëskryeministri i Kurdistanit, Qubad Talabani.

Në një deklaratë për shtyp që ai lëshoi, ai dënoi “vrasjen e pajustifikuar” të dy grave dhe “shkeljen flagrante të sovranitetit kombëtar irakian”.

“Dy gratë u vranë,” konfirmoi për AFP kreu i degës së Unionit të Gazetarëve të Irakut në Sulejmanije, Karëan Anëar, përpara morgut.