Bisedimet përmes ndërmjetësve për të shmangur përshkallëzimin u zhvilluan nga Izraeli dhe Hezbollahu të dielën, thanë dy diplomatë për agjencinë e lajmeve Reuters .

Sipas njërit prej zyrtarëve, mesazhi kryesor i shkëmbyer mes palëve ishte përfundimi i fazës së sulmeve dhe bombardimeve reciproke, si dhe marrëveshja se asnjëra palë nuk dëshiron një luftë të gjithanshme.

Ndërkohë, një oficer 21-vjeçar i Marinës izraelite, komandanti David Moshe Ben Shatrit u vra mëngjesin e së dielës nga sulmi i kryer nga Hezbollahu teksa ishte në aktivitet operacional në anijen e tij.