Në qytetin grek Volos është shpallur gjendja e jashtëzakonshme prej një muaji pasi disa tonë peshq të ngordhur u shfaqën në sipërfaqen e detit, raporton Anadolu.

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile e Greqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Volos për një periudhë prej një muaji për shkak të fatkeqësisë ekologjike në rajon dhe pas një ere shumë të pakëndshmeEra e pakëndshme kërcënon shëndetin publik pavarësisht aktiviteteve që kanë vazhduar që nga 27 gushti, kur peshqit e ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit.

Mediat greke raportuan se peshqit vinin nga liqeni Karla, i cili ndodhet afër qytetit Volos, duke shtuar se liqeni u tha në vitin 1962 si pjesë e luftës kundër malaries, por vitin e kaluar shirat e dendur në rajon dhe përmbytjet çuan në rimbushjen e liqenit.

Sipas ekspertëve, ujërat e liqenit Karla shtynë peshqit e ujërave të ëmbla në gjirin e Pagasit, ku ndodhet Volosi, duke bërë që peshqit të ngordhin.

Mjetet speciale mblodhën mbi 100 tonë peshq nga grumbujt e peshqve të ngordhur që shtrihen me kilometra.