Thirrjet për protestë dhe qeveri teknike dëgjohen vetëm mbrëmjeve nga ballkoni i Sali Berishës.

Ditën, fokusi i aksionit politik dhe parlamentar i demokratëve do jetë një tjetër.

Bardhi: Motoja jonë e aksionit politik dhe parlamentar do të jetë, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Garancitë për zgjedhje te lira, për momentin kërkojnë t’i marrin  jo me protesta dhe as me bllokim seance por në tryezën e dialogut me mazhorancën.

Bardhi: Do duhet të vijojë dialogu për të përmbyllur reformën kuptimplotë zgjedhore. Shëmtinë e zgjedhjeve që kemi para gjatë gjithë kohës që qeveris Edi Rama ku diktoi paratë e pista të korrupsionit apo krimi i organizuar Shqipëria duhet ta lërë pas.

Krahas betejës për reformë elektorale opozita parashikon të kërkojë ngritjen e dy komisioneve hetimore, për teatrin dhe pronat në bregdetin e jugut, për të cilat kanë vënë nën akuzë dhe familjarë të kryeministrit. Nuk do heqin dorë as nga interpelancat.

Bardhi: Një prej të cilës e kemi depozituar atë për mbetjet e rrezikshme me kryeministrin Edi Rama.

Apelit për mbledhje në seli të grupit që kontrollohet nga Sali Berisha,  për herë të pare iu përgjigj edhe Jorida Tabaku.