Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori do të rikthejë sërish emocione kuqezi. Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën e plotë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë dy duele ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve. Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator. Ndërkohë trajneri Sylvinho ka dalë në konferencën e parë për shtyp në prag të grumbullimit.

“Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion me ne. Kemi mbetur në kontakt me stafin mjeksor të ekipit të tij dhe na kanë njoftuar se ka një problem me tendinën e Akilit dhe do t’i duhen rreth 10 ditë rikuperim, kështu vendosëm ta zëvendësojmë me Uzunin,”,  tha Sylvinho.