Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelance, ku në fillim thërret ministren e infrastrukturës për të dhënë llogari mbi aksin Thumanë-Kashar, për të cilën prej muajsh po protestojnë banorët e zonës.

Shehaj po ashtu ka thirrur për një interpelancë tjetër ministren e mjedisit, Mirela Kumbaro mbi transportimin e mbetjeve toksike të prodhuara nga KURUM, Shehaj pyet ministren në lidhje me licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve.

Për të njëjtën çështje, një interpelancë do të zhvillohet edhe në 12 shtator, të enjten tjetër, kur demokratët kanë thirrur kryeministrin Rama.

Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi ju kanë kushtuar vëmendje edhe profesionistëve të lirë.

Shumë prej tyre paguan një tatim fitimi të lartë, por më pas ligji u rrëzua nga qeveria, dhe ministria e financave nuk ka pranuar tu kthejë lekët pas.

Ndaj ata deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministrin Petrit Malaj.

Shehaj kërkon interepelancë me Kumbaron

Lenda: Kerkese per interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit te Shqiperise E nderuar zonja Kryetare, Bazuar ne nenin 80, pika 1 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne mbeshtetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro ne lidhje me monitorimin e ngarkesave me lende helmuese qe transportohen nga Shqiperia.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka licensuar ne vitin 2022 te vetmen kompani SOKOLAJ SHPK qe mundeson “transportim i mbetjeve te rrezikshme dhe jo te rrezikshme’·. Cila ishte arsyeja e kesaj license? ‘- f 2. Duke gene kompania e vetme qe mund te transportonte mbetje te rrezikshme, a e kemi monitoruar dhe inspektuar aktivitetin e saj?

3. A keni nje raport inspektimi, qe eshte detyrim ligjor, per çdo ngarkese qe ka hyre e ka dale ne Shqiperi? 

Kërkesa për e Shehajt për interpelancë me ministren e Infrastrukturës

Lënda: Kërkesa për interpelance me Zv/kryeministren/ Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

E nderuar zonja Kryetare, Bazuar ne nenin 80, pika I e Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë, ne mbështetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me zevendeskryeministren njeheresh Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj Belinda Balluku ne lidhje me koncesionin “Per Projektimin, Ndertimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Aksit Rrugor “Thumane – Yore – Kashar”.

A ka llogaritur ministria juaj se cili është raporti mes investimit dhe fitimit te kompanisë përgjatë 35 viteve te operimit te aksit Thumane- Kashar? 2. Cila eshte arsyeja e zgjatjes se këtij koncensioni, nga 13 vjet i kërkuar nga oferta e pakërkuar, ne 35 vite nga ana e Qeverise?

3. A do te përdorni te njëjtin model me akset e tjera, nga Kashari ne Fier apo Thumane-Balldren.

Tabaku dhe Bardhi kërkesë për interpelance me ministrin e Financave për kompensimin e tatimeve për profesionistët e lirë

Lënda: Kërkesa për interpelance urgjente me ministrin Petrit Malaj! Drejtuar: Znj. Elisa SPIROPALI Kryetare e Kuvendit te Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese në 27 qershor 2024 lajmëroi vendimin e saj për shfuqizimin, te ligjit nr. 29/2023. date 30.03.2023 ··Për tatimi mbi te ardhurat”. te ndryshuar, ne vendimin e zbardhur ne 30 korrik me nr. 52, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar përfundimisht antikushtetuetshmerine e ligjit.

Ne ndërkohë që çështja ishte dërguar nga Partia Demokratike dhe qe mbështetur gjithashtu edhe nga tre shoqata te ndryshme qe përfaqësonin “profesionistet e lire” dhe ne ndërkohë qe çështja po shqyrtohej me shpejtësi nga Gjykata Kushtetuese, qeveria shqiptare përmes administratës tatimore dërgonte e-maile kujtuese për subjektet e këtij ligji qe ishte ne shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese për pagesën e kësteve.

Nen presionin e kërkesave dhe emaileve qe administrata tatimore i drejtoi subjekteve nga kjo fashë, thuajse I 0 mije te tilla, kane kryer pagesën e tyre ne drejtorinë e Tatimeve ndonëse Gjykata Kushtetuese e shpall i pak dite me vone ligjin si antikushtetues duke shfuqizuar pikat kryesore te tij.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese e ka zbardhur vendimin e saj duke sqaruar plotësisht argumentet ligjore, sot e kësaj dite profesionistet e lire qe u shtrënguan te paguaj ne një këst për nj e ligj antikushtetues paratë e tyre ende nuk janë kthyer.

Kësisoj veprimi i qeverise mbetet tërësisht ne antikushtetuetshmeri përderisa Ministria e Financave duhet te kishte përgatitur me çdo mënyrë hapat qe duhet te ishin ndjekur qe vendimi i padrejte për te marre paratë te korrigjohej. Një akt i tille është i domosdoshëm jo vetëm sepse li gji tanimë është antikushtetues por e dhe sepse presioni i ushtruar ndaj këtyre subjekteve është kryer ne kundërshti me logjiken e ngjarjeve. e këto kushte. me qellim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me sa me lart: në cilësinë e deputeteve te Kuvendit te Shqipërisë, ne mbështetja e te neni t 80. pika I. te Kushtetutës dhe nenit 97. pi ka I. te Rregullores sië Kuvendit, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me ministrin e financave z. Petrit Malaj.

lnterpelanca do te paraqitet nga deputetja Jorida Tabaku