Një makinë e djegur është gjetur në Qerekë pak minuta pas plagosjes së ndodhur në “Don Bosko”.

Mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç.

Elezi është plagosur në kraharor dhe krah, kurse Metushi në këmbë.

Nga sa flasin deshmite e para autori është larguar me motor pasi ka qëlluar mbi dy personat, ndërsa mbante një kapele në kokë.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.