Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar fanellat e Kombëtares, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ngjyrat, simbolet dhe referencat artistike i bëjnë unike bluzat e krijuara nga Macron, partner teknik që prej vitit 2016.
Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë.
Versioni i fanellës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse.
Fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve. Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare. Logon e Macron Hero në gjoks është në ngjyrë të kuqe, ashtu si logoja e FSHF e vendosur në të majtë.