Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke mundur me rezultatin 1-2 Ukrainën në “Epet Arena” të Pragës.
Sfida nisi me kuqezinjtë kërkues, të cilët iu afruan disa herë golit me Laçin, Asanin dhe Asllanin, por fati nuk ishte me ta.Të besuarit e Sylvinhos ishin sërish kërkues dhe pas një aksioni fantastik në minutën e 66’, ishte Jasir Asani ai që e finalizoi siç duhej për të përmbysur rezultatin.
Rastet ishin sërish aty për kuqezinjtë për të shënuar dhe golin e tretë me Manajn dhe Hoxhën, por pa mundur të tundnin rrjetën.
Kështu Shqipëria merr tre pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në Grupin B1. Takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë në 10 shtator, pra 20:45 në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë, e cila gjithashtu mori tre pikë në sfidën e parë pas fitores 4-1 me Republikën Çeke.