Students take a university entrance examination at a lecture hall in the Andalusian capital of Seville, southern Spain, September 15, 2009. Students in Spain must pass the exam after completing secondary school in order to gain access to university. REUTERS/Marcelo del Pozo (SPAIN EDUCATION SOCIETY) - RTR27V3I

Programet 2-vjeçare universitare ekzistojnë prej gati 10 vjetësh në vendin tonë.

Vitet e fundit maturantët po u drejtohen përherë e më shumë këtyre programeve që iu mundësojnë punësim të shpejtë ne treg.

Arjan Xhelaj, Drejtor, Rrjeti Akademik Shqiptar: Këtë vit kemi mbi 10% të aplikimeve në një nga programet 2-vjeçare që do të thotë që është një ecuri shumë e mirë, duke patur parasysh që maturantët kërkojnë të punësohen shumë shpejt. Një program 2-vjeçar ta mundëson këtë duke qenë se janë programe të lidhura me tregun e punës, janë më të shkurtra në kohë dhe të mundësojnë praktikën gjatë studimeve 2-vjeçare, kështu që të lidhin  shumë shpejt me kompani të ndryshme, me tregun e punës, dhe shumica e maturantëve që kryejnë këto programe 2-vjeçare janë pothuajse të punësuar, në përfundim të këtyre studimeve.

Një student nesër del në tregun e punës si mekanik, mekatronik, eletroteknik, hidraulik, specialist për sistemin e kondicionimit, Teknik IT-jë, Web designer, ka edhe shumë programe IT-je 2-vjeçare, ka edhe degë që lidhen me sistemin shëndetësor, si ndihmësmami, punonjëse e shërbimeve sociale pranë azileve etj. Ka programe që lidhen me sistemin bankar, që janë jo të nivelit ekonomist, por shërbimi në kasë, ndihmës-juristë pranë zyrave juridike, kanë të bëjnë me sistemin e hoteleri-turizmit, etj.

Në fund të fundit është një diplomë universitare që të ofron direkt një mundësi punësimi në tregun e punës.