Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka nisur me debate.

Salianji: Në situatën e vështirë që ju ka futur kryetari i partisë…për ruajtjen që i bëni..Tani kam disa pyetje. Këtu nuk vihet me qejf, nuk është ‘party’. Nga ato që lexoi ministri, e vërtetë ishte fjalia kur tha që nuk jam i kënaqur me punën e Taulant Ballës, Bledi Çuçit, e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Më vjen mire që e konfirmon. Vetëm ministri i ri e thotë. Ju që jeni deputetë, ça mbroni këtu? Meqenëse është i pakënaqur, te dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të shtetit të krimi. Do jepni pagesa apo oriz dhe miell. Do keni kapacitetin që të rrisni pagat?

Se dakord që jeni i pakënaqur dhe më vjen mirë. Thatë në një deklaratë publike, të kundërtën e asaj që thatë ky. Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie. Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky?

Thatë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, ppo ju i keni përcaktuar? Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri. Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion. Të sjell nga karagjizoz tiktokju, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar.