I është komunikuar mbyllja e hetimeve Fatmir Bektashi, i cili u paraqit dhe shoqërohej nga avokati Sokol Hazizaj.
Me mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani” ndaj biznesmenit rëndojnë dy akuza, ajo e pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Ndërkohë të mërkurën mbyllja e hetimeve pritet t’i komunikohet edhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.