Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu.

Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe qendrore ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në jug dhe juglindje të territorit. Nuk përjashtohen edhe mini-stuhitë e breshërit në zona të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 9°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 29°C në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.