Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD Ervin Salinaji.
Kjo vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg për kallëzim të rremë.
Më herët sot, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit, por Kuvendi thotë se nuk ka nevojë, pasi Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.