Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve shpalli në kërkim shtetasin V. M., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. 36-vjeçari dyshohet se ka trafikuar një automjet nga Greqia në Shqipëri dhe ka falsifikuar dokumentacionet e automjetit. Automjeti dhe dokumentacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 42 vjeç, banues në Fier, pasi aksidentalisht me kamionin e punës së tij, ka këputur telat e një shtylle elektrike, në fshatin Erind.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-Më datë 27.09.2024, shtetasi A. Q., 49 vjeç, banues në Durrës, ka kallëzuar se në vendin e quajtur “Ujërat Termal të Bënjës”, Përmet, në automjetin e tij, i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Informacione paraprake
- Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Varrosh”, Gjirokastër, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. D., rreth 60 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
- Në datën 26.09.2024, rreth orës 20:20, në lagjen “NSHN”, Gjirokastër, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi S. H., 71 vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore, rezulton se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
- Pasditen e djeshme në spitalin e Përmetit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja E. O., 60 vjeçe, banuese në Estoni, e cila ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta në këmbë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve.