Në nisje të seancës së sotme, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Në përgjigje, deputetët e PD-së u përplasën me gardën, duke thyer foltoren dhe hedhur sende. Më pas, ata morën karriget e tyre dhe dolën në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku i vunë flakën.