Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, i pyetur nga gazetarët për dënimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji, refuzoi të jepte një komente.
“Është parim yni të mos komentojmë vendimet, për më tepër që është një vendim i formës së prerë. Njësoj kemi vepruar edhe kur janë dënuar politikanë nga e majta”, tha Peleshi.
Deputeti Ervin Salianji u dërgua në burgun e Fierit të premten e kaluar, pasi vendosi të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Tiranës.
Ai do të vuajë dënimin 1-vjeçar për akuzën e kallëzimit të rremë, pasi pak ditë më parë Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e vitit 2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë.