Sapo ka nisur protesta përpara kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov drejt godinës.
Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë.
Tensionet mes militantëve të PD-së dhe policisë janë në rritje.Sapo eksponentët politikë të PD mbërritën në terren, protestuesit nisën përplasjet me kordonin e policisë para Kryeministrisë.
Po ashtu, ata hodhën edhe molotovë drejt godinës së kryeministrisë.
Ata kanë shpërfillur edhe thirrjet e policisë që u kërkoi të ndalojnë.