Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thirrur sërish Jurgis Çyrbjen.
Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë. Nga informacionet, besohet se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës.
Ai është parë të futet në ambientet e prokurorisë pak para orës dhjetë të paradites së sotme bashkë me avokaten, teksa i buzëqeshur ka përshëndetur gazetarët duke u thënë: Mirëmëngjes, mirë jeni?
Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.
Pak minutanme vone nga gazetaret mesohet se atij i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës kur ishte në krye të Hipotekës në Durrës.
Ai i tha per gazetaret se mandatin e ka lënë për arsye shëndetësore, ndërsa i pyetur se për çfarë hetohet, ka thënë për një çështje në kohën kur drejtonte Hipotekën.