Kombëtarja shqiptare, përballet me Gjeorgjinë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar te vendi i parë në grup, pasi një tjetër disfatë do të vështirësonte gjithçka.

Pas humbjes një muaj më parë në Tiranë, Shqipëria kërkon një lloj “hakmarrje” ndaj gjeorgjianëve në Tbilisi.

48’- Gooool Shqipëria 0-1! Zhbllokohet sfida në Tbilisi. Bajrami shpërthen nga e majta dhe pason te Tuci, i cili bën spondin për Asllanin, me mesfushorin që lëshon një gjuajtje të fortë dhe e ndal topin në rrjetë.