Tërmeti me magnitudë 5.9 rikujtoi edhe një herë makthin e përjetuar të vendasve në shkurt të vitit 2023.
Autoriteti i vendit për fatkeqësitë dhe emergjencat AFAD raporton se deri tani nuk ka raportime të menjëhershme për dëme apo viktima, autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë situatën pas goditjeve me epiqendër provincën Malatya në Turqinë lindore.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 ballë dhe ishte në një thellësi prej 9 km.
Ekipet e reagimit emergjent janë dërguar në zonë për të ofruar ndihmë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.
Në orën 10.46, një tërmet me magnitudë 5.9 goditi rrethin Kale të provincës Malatya në Turqi.
Ekipet e sigurisë dhe policia vijojnë punën në Malatya, Diyarbakır, Şanlıurfa, Elaziğ, Batman dhe Tunceli.
Gjithsej 374 raportime janë pranuar në 112 Qendrat e Thirrjeve Emergjente për shkak të tërmetit.
Gjithsej 4 ndërtesa u dëmtuan në provincat e Malatya, Şanlıurfa dhe Elaziğ.
4 persona në një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar në provincën Elaziğ u shpëtuan të gjallë.
Një rënie guri ka ndodhur në rrethet Pötürge dhe Kale të provincës Malatya, sipas medias turke.