Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.
POLICIA GJIROKASTER NE 24 ORE
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Ll. P., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua në aksin rrugor “Libohovë-Sofratik”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka fyer shtetasen B. Ç., 36 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.