Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.

Meta është arrestuar nën akuzë për pastrim parash edhe pse kjo duhet te konfirmohet nga SPAK.

Arrestimi i tij ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40.

Ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij ka dhe një hetim pasuror.SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.

Ne perditesim…