Kryeministri Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste po mban një takim me shqiptarët në New York, një rinisje e turit me diasporën “Krenar për Shqipërinë”.
Ky është takimi i parë me diasporën pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.
Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian” shkruante Rama paradite.