Protestuesit po djegin gomat në mbikalimin e Shkozetit, teksa vazhdojnë të pengojnë qarkullimin e mjeteve.

Automjetet janë orientuar për të devijuar autostradën duke përdorur mbikalimin e Fllakës dhe rrugën e vjetër. Ndërkohë, të bllokuar në kahun e lëvizjes drejt Durrësit kanë mbetur disa kamionë.

Në rrethrrotullimin e Shkozetit ndodhen deputetët e qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.