Aksident në aksin rrugor Tepelenë – Përmet në vendin e quajtur kthesa e fshatit Kodër.

Makina e kompanisë së sigurimit “Nazeri” është përplasur me fuoristradën, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy policët privatë.

Një nga policët po merr mjekimin e specializuar pasi ka goditje në kokë.

Sipas informacioneve, polici që ka goditje në kokë u trasportua drejt spitalit të Gjirokastrës.

Mësohet se në mjetin e kompanisë private ishin 500 mijë euro që po transportoheshin.