Deputetët e PD të cilët u lejuan të futen në sallë pasi nuk janë të përjashtuar, kanë marrë karriget e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Më pas deputeti Luan Baçi i ka kthyer ato përmbys, duke vendosur më pas disa pankarta. Ata kanë vijuar të qëndrojnë ulur këmbëkryq para Kuvendit.

“Parlamenti është këtu, le të rrinë ata brenda”, u shpreh Dashnor Sula.