Mediat njoftojnë se numri i viktimave nga përmbytjet biblike në Valencia dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 217.

Mbreti Felipe dhe gruaja e tij Letizia, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sanchez, vizituan disa nga zonat e përmbytura në Valencia, por nuk u pritën mirë nga qytetarët vendas, të rraskapitur dhe demoralizuar nga situata. Ndaj mbretit spanjoll qytetarët hodhën baltë teksa bënin bërtisnin: Vrasës, turp! Gjithashtu, drejt kryeministrit Sanchez u hodh një shkop.

Përmbytjet në Spanjë po kategorizohen si katastrofa më e keqe e Evropës që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali nga një fenomen i tillë.

Nga ana tjetër, 3633 ushtarë shtesë kanë zbarkuar në zonat e përmbytura, masë e cila u paralajmërua dje nga kryeministri Pedro Sanchez.

Sanchez iu drejtua kombit duke pranuar se qeveria dhe shteti mbajnë përgjegjësi për reagimin jo të duhur ndaj situatës, ndërsa tregoi se 10 mijë forca shtesë (ushtarë dhe policsë) do të dislokohen në zonat e përmbytura. Gjithashtu, në Valencia dhe qytetet rreth saj zbarkuan edhe 5200 trupa të Gardës Civile.