Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se Shqipëria nuk ka kohë të zvarritet në përmbushjen e reformave.
Ai u shpreh se duhet të ketë bashkëpunim mes partive në vend për një rezultat sa më pozitiv.
Gonzato: Javën e kaluar KE miratoi edhe agjendën e reformave për planin e rritjes, ideja kryesore është për të sjellë disa prej përfitimeve, kjo përfshin mundësitë për të interferuar më mirë në Bashkimin Evropian, nivele të tjera financiare. Shqipëria duhet të rrisë ritmin e reformave, do të ketë monitorim rigoroz nga BE dhe shtetet anëtare se siç e dini vendimi jepet nga ato.
Nuk ka kohë për t’u zvarritur. Paketa e zgjerimit të 2024 e miratuar kësaj jave kërkon udhëzues të qartë duhet mbështetje partiake e gjerë, strukturë e efiçente e negociatave dhe konsultime me aktorët e shoqërisë të Shqipërisë, duhet të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformimet politike dhe ekonomike me të gjithë aktorët.