Tashmë janë konfirmuar rastet e para të pacientëve të prekur me virusin e gripit sezonal dhe ISHP ka izoluar rastet.
Drejtuesja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, konfirmon se në vendin tonë po qarkullon virusi i gripit i tipit A, ndërkohë që rastet po monitorohen.
Nga ana tjetër në vendet fqinje po qarkullon virusi A3N2, i cili është me simptoma disi më të rënda.
Simptomat e gripit janë temperaturë e lartë, kollë dhe dhimbje muskujsh.