Kequshqyerja dhe stili i jetesës kanë ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve nga diabeti në Shqipëri.
Përllogariten afro 95 mijë persona të diagnostikuar, por kjo shifër është edhe më e madhe, pasi shumë nga qytetarët e prekur nuk e dinë që janë me diabet
Për herë të parë për pacientet me diabet kanë mbërritur sensorët që masin gliceminë në gjak.
“Ky është një lajm i mirë sepse me këtë metodë nuk shpojnë gishtin, por e masin me një aparat në krah”, tha kreu i shoqatës, Florian Toti.
Pacientët me diabet, tha zv ministrja e Shëndetësisë, trajtohen me barna dhe 20% e fondit të rimbursimit shkojnë për trajtimin e këtyre pacientëve.