Shqipëria pret nesër Çekinë në orën 20:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe vlen për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Para ndeshjes është shfaqur në konferencë për shtyp trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Braziliani flet në prag të këtij takimi emocionues, që vendos shumë për fatet e grupit.
Rëndësia e ndeshjes me Çekinë – “Mbi të gjitha respekt për Ajetin, ka bërë dy Europianë. Një nga lojtarët që shkojnë në fushë e bëjnë gjithçka.Ka bërë një Europian shumë të bukur, si shumë prej lojtarëve tanë. Gjithmonë ndeshja a radhës është më e rëndësishmja, edhe nëse do të ishte radha ndryshe.
Është shumë e rëndësishme, kanë në avantazh një pikë nga të tjerët në grup. E kemi thënë që është një grup shumë i vështirë, nëse nuk është më i vështiri, është mes tyre.
Duhet të shkojmë në fushë në 100%. Kemi shanse të mira nëse japim 100%. Me publikun tonë, ne kemi një avantazh. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi publikun tonë”Strategjia – “Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh.
Trajneri i tyre, është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe, luan me 4.
Ka Shulc, është Çeri i cili i jep ekuilibër skuadrës, Hoslek, Çernji, Provod, shumë të fortë e fizik. Ne duhet të bëjmë mirë lojën tonë, kemi cilësi teknike e organizim taktik.
Por duhet të shkojmë në fushë me shumë zemër dhe shpirt, kjo mund të bëjë diferencën”