Në fjalën e tij gatë prezantimit, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u shpreh se Qarku i Gjirokastrës e ka në ADN – në e vet respektin për ligjin, shtetin dhe sigurinë publike.

Duke falenderuar paraardhësin, Drejtues Ardian Çipa, stafin dhe efektivat e policisë Gjirokastër për përkushtimin, integritetin moral e qytetar, profesionalizmin në punë e shërbim, ministri Hoxha e vuri theksin në rritjen e parametrave të sigurisë publike, policimin inteligjent, profesional e qytetar në komunitet, bashkëpunimin e bashkërendimin e aktivitetit me tē gjithë faktorët, institucionet, pushtetin vendor dhe shoqërinë civile në interes të realizimit tē detyrave e objektivave tē caktuara.

Në takimin prezantues folën Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote, përfaqësues i Prokurorisē tē rrethit gjyqësor Gjirokastër Maringlen Meta, ishdrejtori Adrian Çipa dhe drejtori i sapoemëruar Altin Meziraj.