Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë Darjel Sina, ish-komisioner publik dhe  anëtar i Gjykatës së Lartë. Sina ishte shkëputur përkohësisht nga detyra për shkak të sëmundjes.

“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina.

Z. Sina iu bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje. U prehtë në paqe!” thuhet në një njoftim të Gjykatës së Lartë.