Kryemadhi: Rezultojnë falsifikime me keqdashje nga prokuroria, cez dia dhe 162., dua të theksoj se kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga spak do të falsifikojë me keqdashje, sa i përket letër porosive nga shba përsëri bie që të ketë një deklaratë të rremë ku ligji federal i dënon me 5 vite burg dhe cenon marrëveshjen e bashkëpunimit dy palësh, prokurorët ishin të papërgatitur kaluan në artikujt e gazetave. Kam përmendur që për shkak të politikës e mënyra dhe metodologjia nuk tregoi gjë tjetër që çuditërish që në emërimin e një prokurori të ri nuk ka kaluar asnjë kg me kokainë në portin e Durrësit.

Meta ju bënte përgjegjëse në deklaratat për policinë?

Kryemadhi: Nuk ka thënë ashtu, Meta në letrat që ia paraqita gjyqtares i bie automatikisht çështja e deklarimit të pasurisë. Aty ku thuhet që Meta ka bërë një operacion në Vjenë, prokuroria ka quajtur shkelje ligji diferencën që nuk është deklaruar, që ishte brenda ligjit. SPAK ka gënjyer për pagesat. Mirza Alibeaj ka paguar për veten e saj, jo për Metën. Këto janë dy faktet që akuzohet, gjithë të tjerat për deklarimin e pasurisë kanë të bëjnë me mua. Çështja e deklarimit të pasurisë është 0, ka rënë. Në letërporosi që ka ardhur nga çekia nuk ka fjetur me Kastriot Ismailajn. Gjithë mediat e thonë. Në fashikujt e prokurorisë dalin këto tituj që kanë fjetur bashkë.