Fusha me bar natyral në stadiumi “Luftëtari” në Gjirokastër është inauguruar sot . Para nisjes së ndeshjes AF Luftëtari – Delvina, u mbajt ceremonia e përurimit të fushës me bar natyral, një investim i përbashkët i Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Gjirokastër.

Në këtë ceremoni morën pjesë Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

img_8779-1

Skuadra e Luftëtarit me sa duket do të luajë ndeshjet në një fushë të cilësisë së lartë, njësoj si stadiumet elitare. Ndërkaq, investimet në këtë stadium do të vijojnë me rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes dhe pajisjen me stola. Ky nuk është investimi i vetëm i FSHF-së në këtë qytet, pasi në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës kemi projekte për të ndërtuar dy fusha të tjera stërvitore,” tha Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.