Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi.

Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë. I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut. Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.

28-vjeçari është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.