Disa postoblloqe nga ngritur policia në autostradën Levan-Tepelenë, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një të katërti mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Viktima, Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë. Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.