Joe Biden është tërhequr nga gara për presidencën amerikane! Biden, që rikandidonte për një mandat të dytë si President i Amerikës, thotë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të vendit dhe partisë së tij.
“Edhe pse kisha si qëllim të rizgjidhesha, besoj se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që të tërhiqem nga gara dhe të fokusohem vetëm në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit presidencial”, shkruan ndër të tjera Joe Biden në letrën e tij.