Memaliaj pas masakrës me 3 viktima ka hapur dyert e mortit. Është zhvilluar sot cermonia mortore e Marsel Çela rreth orës 17:00. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen ceremonia e Bledi Muka në orën 10:00 dhe Shyqo Kalemi në orën 11:00.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve që besohet se janë identifikuar. Sipas njoftimit zyrtar në Memaliajt janë tashmë Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.
Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjej automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.
Policia gjithashtu ka ngritur postbllokë kontrollesh në të gjitha akset që mund të përdoreshin prej autorëve për tu larguar në bashkëpunim edhe me drejtoritë e policisë së qarqeve, Fier, Vlorë dhe Berat.