Zjarri në zonën e Dropullit është aktivizuar serish. Gjithashtu vatrat e zjarrit janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe deri Dervician. Ndërkohë që në terren ndodhen rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të ushtrisë.
Sakaq zjarri ka nisur që prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi. Po ashtu zjarri rrezikon tu afrohet banesave duke i vënë në rrezik gjithnjë e më shumë.