Një tjetër zjarr masiv i dyshuar si i qëllimshëm u pikas nga vrojtuesit mbi kodrat e fshatit “Arshi Lengo” në Gjirokastër rreth orës 14:40

Zjarri i favorizuar nga bimësia e thatë dhe e dendur dhe nën ndikimin e erës përfshiu një masiv të vogël pishash mbi këtë fshat dhe rrezikoi të marrë përmasa.

Në vendngjarje është i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës. Efektivët janë ndarë në pikat kyçe për të parandaluar depërtimin e zjarrit në drejtim të fshatit.

Në ndihmë të tyre janë edhe 30 forca vullnetare dhe 6 punonjës me kontratë si dhe banorë të zonës. Parcela nga ku ka nisur zjarri është identifikuar ndërsa pritet që të ketë të ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme.