Është shtyrë seanca paraprake gjyqësore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të akuzuarve të tjerë për dosjen e “Sterilizimit”.

Ish-ministri i Shëndetësisë ishte i pranishëm në seancë, ku u shfaq nervozuar mbasi ka kundërshtuar hetimet e SPAK. Aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta pretendoi ish-zyrtari nën akuzë për shpërdorim detyre

Ai kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër të dosjes SASPAC, dhe ky reagim i ish-funksionarit vjen dy ditë pasi në një banesë që dyshohet se i përket dhe që ishte marrë me qira në Vlorë, BKH ushtroi kontrolle.

Gjykata i kujtuar Beqajt se procesi gjendet ende në fazën e legjitimimit të palëve dhe do ketë mundësi që të shprehur në një moment të dytë.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo u shty për në datën 12 shtator.