Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali mbajti fjalën në Kongresin e PS.
Spiropali: Jemi e vetmja alternativë që e dimë se çfarë duhet, miq e kundërshtarë indiferentë ne të tjerë kam pritshmëri se çfarë do të ndodhë sot, vendimet ndikojnë në jetën e çdo individi dhje jetën e vendit. Dëshmon jo vetëm rëndësinë e PS por edhe peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë që pos ka në veprimtarinë e saj.
Shumë horoskopë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, se kush ikën dhe kush vjen, ka shumë dilema nga publiku nëse do të notojmë në të njëjtat ujëra apo do të ndryshojmë me guxim dhe kurajë. Do të mbetemi robër të vetëkënaqësisë si zgjedhje e vetme apo do të ofrojmë zgjidhje të reja drejt stacionit të afërt të zgjedhjeve të përgjithshme.
Spiropali: Ne jemi epik që nuk lufton për ekip apo bajrak, por jemi të nderuar janë çdo fitore të PS. Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë marramendëse. Parimi in artë kushtetues i kontrollit dhe balancës së pushteteve ka nisur të japë shenja të forta, ne e kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësisë, ka një listë jo të vogël me miq, kolegë dhe ish kolegë që fatkeqësisht kanë një bast personal me drejtësinë, është shumë e rëndë nga pikëpamja njerëzore, por është e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale, jam e ndërgjegjshme që ka shumë më shumë perceptim se sa të vërtetë në shkallën e depërtimit të korrupsionit në nivele të ndryshme të qeverisjes.