Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarrin për të mos lejuar avancimin drejt qytetit dhe fshatrave në të dy krahët.
Disa dhjetëra efektivë nga Tepelena dhe Përmeti kanë ndihmuar gjatë natës për të mbajtur nën kontroll situatën.
Në orën 4:30 u bë riorganizimi në stacion për dislokimin e forcave në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.
Lufta me flakët vijon ende. Në operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve.
Njeri grup po punon për bllokimin e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë, një grup në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër në kufirin e Gjirokastrës me fshatin Lazarat.