I shoqeruar edhe nga kryeministri Rama ,kandidati Tavo pak perpara heshtjes zgjedhore ka folur per Himaren pas 4 gushtit”

Më 4 gusht nis një e ardhme më e mirë dhe më e begatë për Himarën, ndërkohë që mbaron historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për interesa të ngushta politike dhe private.

Himara është e himarjotëve. Himarjotët do flasin gjuhën e të parëve të tyre. Këtë nuk e përcakton asnjë individ, asnjë grupim, asnjë bashki. Askush. Gjuha e Himarës është e himarjotëve dhe në Himarë do flitet gjuha që himarjotët flasin nga të parët e tyre.

U përpoqën disa për të krijuar tymnajë, por u ra kjo skemë sepse e drejta dhe e vërteta fitojnë gjithmonë.

E kam shprehur dhe e përsëris, propozoj z. Petro Gjikuria si nënkryetar bashkie. Propozimin e kam me sinqeritet, jo për propagandë. Kush do e ka dëshirë mund t’i bashkohet programit tonë për Himarën dhe himarjotët. Le të kontribuojë me ide dhe energji për të ecur përpara. Himara është e të gjithëve.

U bëj ftesë publike të majtëve dhe të djathtëve, dhe atyre pa bindje politike. Kush ka interes për zhvillimin e Himarës, janë të mirëpritur të punojmë së bashku në shërbim të Himarës.

Himarjotët meritojnë të jetojnë ashtu siç duan. Në paqe, harmoni, bashkëjetesë me të gjitha realitetet në Himarë. Dhe ata duan mirëqenie dhe zhvillim ndaj edhe unë do e nis punën më 5 gusht, pa humbur as edhe një ditë kohë, duke iu përkushtuar maksimalisht këtij misioni në shërbim të Himarës.