Një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gjiri i Barxhos” në Ksamil.

Sipas policisë, ai u gjet në një masiv shkëmbor në det.

Viktima është F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.